Manaj “korrigjon” gabimin dhe shkund rrjetën në Leskovac. Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)

Manaj “korrigjon” gabimin dhe shkund rrjetën në Leskovac. Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)

11 Tetor 2025 21:40 Telesport Shqipëria luan sot ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në transfertë në Leskovac ndaj Serbisë. Jo vetëm për shkak të historisë dhe marrëdhënies mes dy vendeve, por kjo ndeshje është bileta e fundit e Shqipërisë për të ëndërruar për kualifikimin në Botëror. Në rast fitoreje sot, kjo ëndërr është një hap më afër realitetit, por në rast të një rezultati tjetër, merr fund njëherë e mirë ëndrra e gjithë shqiptarëve për t’u kualifikuar në Botëror. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 në favorin e kuqezinjve falë golit të shënuar nga Rei Manaj në kohën shtesë. Një gol “çlrimi” për sulmuesin lushnjar, pas penalltisë të humbur në “Air Albania”. Kuqezinjtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë. Na presin...