Kultivonte lëndë narkotike dhe mbante armë pa leje, vihet në pranga polici, shpallet në kërkim i vëllai

Kultivonte lëndë narkotike dhe mbante armë pa leje, vihet në pranga polici, shpallet në kërkim i vëllai

Një polic është vënë në pranga, pasi u konstatua se kultivonte lëndë narkotike dhe mbante armë pa leje. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. L., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Fushë – Krujë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, njofton AMP. Arrestimi i tij u bë i mundur në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, ku nga hetimet dyshohet se punonjësi i policisë në bashkëpunim me vëllain e...