Kanabis dhe armë pa leje, AMP arreston një punonjës policie të Komisariatit të Krujës

Kanabis dhe armë pa leje, AMP arreston një punonjës policie të Komisariatit të Krujës

Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një punonjës policie të komisariatit të Krujës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se efektivi dyshohet për kultivim kanabisi dhe i janë gjetur edhe armë pa leje. Po ashtu mësohet se efektivi i arrestuar është shtetasi me iniciale E.L. Ndërkohë në orët në vijim pritet të dalin detaje të tjera mbi ngjarjen në fjalë.