Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gara për hetuesit e rinj të SPAK-ut, publikohen 10 kandidatët që kalojnë në testim
Mësohen emrat e kandidatëve që do të kalojnë në fazën tjetër të procedurës së konkurrimit për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme. Komisioni i Përzgjedhjes së Hetuesve Financiar në SPAK, pasi ka zhvilluar fazën e dytë të vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për këtë detyrë, ka kualifikuar 10 emra për zhvillimin e fazes së tretë të konkurrimit, të intervistës së strukturuar me gojë. Bazuar në nenin 6, pika 8, shkronja b) dhe c) të rregullores nr. 248, datë 27.04.2022 “Për caktimin e rregullave për organizimin e procedurës së konkurimit dhe emërimit të hetuesve të Sektorit të Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme”, në fazën e tretë të konkurrimit do të marrin pjesë vetëm kandidatë që në dy fazat e...