Formacioni zyrtar i Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo me tre sulmues

Formacioni zyrtar i Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo me tre sulmues

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në Leskovac një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt Botërorit 2026 përballë Serbisë. Trajneri ka bërë zgjedhjet e tij për këtë sfidë duke i dhënë fund dilemave për repartin e avancuar, ku treshja që do të ketë si detyrë kryesore të rrezikojë portën kundërshtarë do të përbëhet nga Broja dhe Uzuni nga krahët me Manajn në qendër. SERBIA: Petroviç, Erakoviç, Veljkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Stankoviç, Kostiç, Samarxhiç, Vlahoviç, Mitroviç. Trajner: Dragan Stojkoviç SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Shehu, Laçi, Asllani, Broja, Manaj, Uzuni. Trajner: Silvinjo