Formacionet e mundshme/ Sylvinho ndërron mendje, i beson Manajt në sulm! Serbia me skemën 3-4-1-2

Formacionet e mundshme/ Sylvinho ndërron mendje, i beson Manajt në sulm! Serbia me skemën 3-4-1-2

Sot në orën 20:45, kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Nga fillimi i sfides, e gjithë vëmendja do jetë në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit, pasi Serbia dhe Shqipëria do përballen në fushë për Grupin K në Kupën e Botës 2026. Ky do jetë takimi i tetë mes tyre në histori, ndërsa pesë fitore janë të serbëve, dy barazime dhe asnjë fitore e Shqipërisë. UEFA nuk regjistron ndeshjet e fituara në tavolinë, pasi tanët kanë marrë një fitore 0-3 më 14 tetor 2014 për sfidën e Beogradit, kur huliganët serbë u futën në fushë dhe dhunuan futbollistët tanë. Ndeshja në Serbi është vlerësuar si e një rrezikshmërie të madhe nga...