Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Franca nderon Ismail Kadarenë: Spiropali – “Parisi i tha faleminderit luftëtarit të paepur të Shqipërisë Europiane”
Në një gjest simbolik dhe me vlerë të jashtëzakonshme kulturore, qyteti i Parisit ka vendosur të nderojë shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare me një pllakë përkujtimore në adresën 63 Boulevard Saint-Michel, vendi ku ai krijoi disa prej veprave më të njohura të letërsisë botërore. Lajmin e ka përshëndetur Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila në një reagim e quajti këtë akt “një falënderim të Francës për luftëtarin e paepur të Shqipërisë Europiane”. Spiropali theksoi se në atë adresë do të përjetësohet kujtimi i një figure që “e ngriti Shqipen dhe Shqipërinë në lartësi dhe largësi të panjohura më parë”. Sipas saj, Kadare është shndërruar në një simbol që i dha dinjitet dhe krenari një kombi të vogël, por me...