Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Përfshihet nga flakët banesa në Tropojë
                            Një zjarr ka përfshirë një banesë dy katëshe në fshatin Cernice në bashkinë e Tropojës ku në të jetonin dy familje. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar pesë forca zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur fikjen e flakëve. Gjithashtu ende nuk dihet shkaku i rëndës se zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Top Channel