Tragjedia në Santorini/ Arrestohet babai i 6-vjeçarit që u mbyt në pishinë, menaxheri i hotelit dhe pishinës

Tragjedia në Santorini/ Arrestohet babai i 6-vjeçarit që u mbyt në pishinë, menaxheri i hotelit dhe pishinës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së shtunës zonën turistike të Kamarit, në Santorini, ku një fëmijë 6-vjeçar humbi jetën tragjikisht në pishinën e një hoteli. Policia greke ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen: babain e fëmijës, menaxherin e hotelit dhe menaxherin e pishinës. Sipas informacioneve zyrtare, personat e ndaluar janë: babai i fëmijës, 33 vjeç; menaxheri i hotelit, 38 vjeç; dhe menaxheri i pishinës, 37 vjeç. Ky i fundit rezulton se ndodhej në një pishinë tjetër të kompleksit në momentin kur ndodhi aksidenti fatal – një fakt që po hetohet për shkelje të protokolleve të sigurisë dhe mungesë të rojes së trajnuar. Dyshohet për neglizhencë prindërore dhe mungesë sigurie Burime nga policia greke bëjnë me dije se babai i 6-vjeçarit...