Lamtumirë vulave në pasaportë (dhe radhëve): nga nesër hyn në fuqi sistemi i ri i ‘Hyrje-Daljes’ për qytetarët e vendeve jashtë BE-së!

Lamtumirë vulave në pasaportë (dhe radhëve): nga nesër hyn në fuqi sistemi i ri i ‘Hyrje-Daljes’ për qytetarët e vendeve jashtë BE-së!

Pas tre vitesh shtyrjesh për arsye teknike dhe shqetësime mbi privatësinë, që nga data 12 tetor në aeroportet evropiane do të fillojë zbatimi i sistemit të ri të identifikimit biometrik, i cili u dedikohet qytetarëve të vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Ky rrjet kamerash dhe softuerësh quhet Entry/Exit System (EES) dhe do të nisë gradualisht, ndërsa funksionimi i plotë është planifikuar për në prill 2026. Por çfarë do të ndryshojë për udhëtarët? Nuk do të ketë më radhë për vulën në pasaportë Asgjë nuk do të ndryshojë për qytetarët evropianë. Sistemi i ri është menduar vetëm për udhëtarët jashtë vendeve të BE-së, të përjashtuar nga detyrimi për vizë, si ata që vijnë nga Mbretëria e...