Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Lushnjë–Berat, plagoset rëndë 30-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat, ku si pasojë ka përfunduar në spital një 30-vjeçar. Sipas burimeve, 30-vjeçari A.G drejtuesi i makinës tip Toyota, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës. Në vendngjarje mbërriti policia rrugore dhe zjarrfikësit. Policia e vlerësoi rrethanat e aksidentit dhe dyshon se njëri prej drejtuesve të mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë.