Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Beteja e Joe Biden me kancerin, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuar i nënshtrohet trajtimit me rrezatim dhe hormone në shtëpi
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, po i nënshtrohet terapive me rrezatim dhe trajtimit hormonal pas diagnozës me një formë agresive të kancerit të prostatës që iu zbulua në maj të këtij viti. Zëdhënësi i tij konfirmoi të shtunën se 82-vjeçari ka nisur tashmë trajtimin, i cili përfshin terapi me rrezatim dhe ilaçe hormonale që po i merr në kushte shtëpie. “Si pjesë e planit të trajtimit për kancerin e prostatës, ish-Presidenti Biden aktualisht po kalon terapi me rrezatim dhe trajtim hormonal,” thuhet në deklaratën zyrtare. Trajtimi me rrezatim pritet të zgjasë pesë javë, ndërsa medikamentet hormonale në formë pilule kanë nisur më herët. Zëdhënësi theksoi gjithashtu se Biden është “duke u ndjerë mirë”. Në maj, Biden kishte njoftuar se kanceri ishte përhapur në...