Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Krimi ekonomik goditi piraterinë/ Digitalb paditi hajdutët, Prokuroria çon në gjyq 5 persona dhe kompanitë që vidhnin të drejtat televizive
Pesë persona do të përballen me gjykatën penale për akuzat e mashtrimit kompjuterik dhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, në mbyllje të hetimeve të prokurorisë së Tiranës, pas hetimit profesional të sektorit kundër krimit ekonomik në Policinë e kryeqytetit. Pas kallëzimit nga Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, hetimet provuan se të pandehurit nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetas të ndryshëm, sikur dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve. Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave. Prokuroria e Tiranes nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve dekoder dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe...