Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vuçiç reagon për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës: Nenad Rashiç nuk përfaqëson askënd, është ndihmës i Kurtit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Nenad Rashiç, i zgjedhur si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, nuk e përfaqëson askënd, por është “ndihmës i Albin Kurtit”. Ai përsëriti se Serbia nuk e fsheh dëshirën për të mbështetur Listën Serbe në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit. Gjashtë muaj pas seancës së parë konstituive, deputetët e legjislaturës së nëntë, të premten, e 10 tetorit kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Pas zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës, kryekuvendari, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar. Nenad Rashiç, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe. Me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ai u bë njëri nga pesë nënkryetarët e...