Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Afera ‘CEZ–DIA’ rikthehet në qendër të vëmendjes/ Kushtetuesja i ‘mbyll’ derën Ismailajt, Meta në shënjestrën e SPAK
Afera me Cez Dia, mbetet një histori që duhet dëgjuar vetëm në gjykatën antikorrupsion. Gjykata Kushtetuese ia mbylli mundësinë Kastriot Ismailajt ish administrator i DIA i cili kërkoi shfuqizimin e të gjitha vendimeve që e dënuan me 11 vite burgim për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash. Kjo do të thotë se me rrëzimin e kërkesës së tij, përfundimisht çdo vendim i shpallur kundër biznesmenit gjendet i vlefshëm e së bashku me të edhe cilësimi si fajtor të administratorit të DIAS për mbledhjen e borxheve ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje. Dhe ndërsa përpjekjet e Ismailaj mbyllen në Shqipëri për të vazhduar në Strasburg, në gjykatën e posaçme vazhdon seanca paraprake me 5 të akuzuar, mes tyre edhe ish presidenti Ilir Meta të cilit i...