Si Bajram Begaj shndërroi Kushtetutën e Shqipërisë në paçavure “gabi”, Presidenti i Republikës stoik në vendimin…

Si Bajram Begaj shndërroi Kushtetutën e Shqipërisë në paçavure “gabi”, Presidenti i Republikës stoik në vendimin…

Një precedent i rrezikshëm duket se po trondit themelet e shtetit shqiptar. Presidenti Bajram Begaj, në një akt të paprecedentë arrogance institucionale, ka deklaruar dje se “nuk pendohet” për një dekret që tashmë është pezulluar si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Me një deklaratë që sfidon çdo normë të shtetit ligjor, Kreu i Shtetit ka rrëzuar me një të rënë të lapsit balancën e pushteteve, duke i dhënë vetes rolin e një arbitri mbi Kushtetutën. Pavarësisht vendimit të Gjykatës më të lartë në vend, Begaj vijon të mbrohet pas justifikimeve formale, ndërsa KQZ dhe institucionet e tjera janë detyruar të ndalin procesin zgjedhor në kryeqytet. “Mendimi ynë është që respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pse, pse duhet të pendohem për një akt që duhet ta nxjerr...