Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ende nuk ka caktuar një datë për betimin e anëtarit më të ri të gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, duke sjellë për pasojë zvarritje në procesin e zëvendësimit të kryegjyqtares kushtetuese Holta Zacaj. Gjykata e Lartë zgjodhi Asim Vokshin si anëtar të Kushtetueses, edhe pse ai mori më pak vota se rivalja e tij në garë, Naureda Llagami, për shkak se ishte renditur i pari në pikëzimin e bërë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Llagami, e cila mori 8 vota, në një kohë që për tu emëruar I duheshin 9 të tilla, ka vënë në lëvizje gjykatën Administrative dhe synon vendin në Kushtetuese, pasi pretendon se një votë u shpall qëllimisht e pavlefshme për të ndryshuar rezultatin. Ish-kryetarja e Këshillit...