Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kosova 8 muaj në ngërç, Albin Kurti ka 15 ditë afat për formimin e qeverisë së re
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar dekretin që mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re. “Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti”, njoftoi Presidenca. Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, është i detyruar që jo më vonë se 15 ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim. Megjithatë, Kurtit i duhet të bëjë koalicion me një nga partitë e tjera pasi nuk i ka votat e mjaftueshme për të miratuar qeverinë e re në Kuvend.