No Image Available

Fier – Familja Gremaj në Petov mes varfërisë dhe pasigurisë: Kryefamiljari kërkon ndihmë për një banesë të vogël për fëmijët

Në fshatin Petov të Fierit, jeta e familjes Gremaj zhvillohet mes mjerimit dhe pasigurisë. Në një dhomë të vetme me mure të çara dhe tavan të rrënuar, ku çdo shi e kthen në një vend të pabanueshëm, familja me katër fëmijë të mitur përpiqet të mbijetojë çdo ditë.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Gazment Gremaj, 35 vjeç, kryefamiljari, deri pak kohë më parë punonte në serat e zonës për të siguruar ushqimin e përditshëm. Por pas një konflikti pronësie me të vëllain, ai ndodhet në arrest shtëpie, gjë që ka rënduar më tej gjendjen e familjes. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, që kujdeset për fëmijën njëvjeçar, nuk mund të punojë, duke e lënë familjen në një gjendje të dëshpëruar ekonomike. Reklama në FieriWeb - “KETU...