Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut! Nuk kam dëmtuar asnjë..’, Gjykata e Sarandës lë në burg 49-vjeçarin
Alban Muço, i arrestuar për mashtrime të rënda në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Sarandën, u paraqit sot para Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Në një deklaratë të pazakontë, ai pretendoi se kishte krijuar bindjen se vepronte si prokuror i SPAK-ut. “Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut. Jam i pafajshëm, nuk kam dëmtuar asnjë qytetar,” deklaroi Muço në sallën e gjyqit. Mashtrimet në Sarandë: Emëronte të rinjtë si hetues dhe truproja me paga prej 2800 euro Hetimet kanë zbuluar se Alban Muço ka mashtruar disa të rinj në Sarandë, duke u premtuar punësim në institucione të drejtësisë. Ai u ishte prezantuar si funksionar i lartë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke i “emëruar” si hetues të BKH-së, shoferë dhe truproja personale. ...