Dueli i jetës, Shqipëria në Leskovac për ‘rrëfimin’ final

Dueli i jetës, Shqipëria në Leskovac për ‘rrëfimin’ final

Federata Serbe e Futbollit nuk e shfaqi dje flamurin shqiptar në stadium. Sipas raportimeve, nuk do të lejohen simbole shqiptare brenda impiantit çka mund të sjellë të tjera stuhi. UEFA dhe FIFA pritet të ndërhyjnë. Orët duken ‘ditë’. Kombëtarja e Shqipërisë në provën më të madhe të këtyre kualifikueseve të Botërorit të radhës, finalet e të cilit zhvillohen në SHBA-Meksikë-Kanada në 2026. Për llogari të Grupit K, kuqezinjtë ndeshën sot në orën 20:45 me Serbinë në Leskovac, aty ku humbja mbyll kapitullin e ëndrrës për të tentuar kualifikimin në tokën përtej Atlantikut. Një pikë më shumë se serbët por me një takim më shumë të zhvilluar, realisht të besuarit e Silvinjos e kanë domosdoshmëri fitoren. Sidoqoftë në këtë derbi ballkanik, ndër më të nxehtit e...