Presidentja Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re

Presidentja Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar të shtunën liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të tentuar ta formojë Qeverinë e re të vendit, tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme. Presidenca e Kosovës njoftoi në Facebook se Osmani e nënshkroi dekretin të shtunën për mandatimin e Kurtit, i cili është kryeministër në detyrë, për ta bërë Qeverinë e re. Vendimi vjen pasi një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës u konstitua përfundimisht me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë dhe të fundit nga pakica serbe. “Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti”, tha Presidenca. Sipas Kushtetutës së...