Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Pirateri televizive! Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona, shisnin paketa deri në 10.000 lekë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Ardit Stambolliu, Ferdinand Çela alias Ferdinand Bano, Arzen Velika, Adil Lila dhe Erlin Xhuvani janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Tiranës, pasi shisnin paketa televizive në mënyrë pirate. Ata vepronin përmes rrjeteve sociale, duke reklamuar dhe tregtuar paketat për shuma nga 3.500 deri në 10.000 lekë, me pagesa në dorë dhe dërgesa përmes postave private. Ndër kanalet e përfshira ishin ato të platformave Digitalb, Tring, Sky, si dhe stacione si “Top Channel”, “TV Klan”, “BBV1”, “BBV2” etj. Rolet e të akuzuarve Prokuroria njofton se, Franci Çela i shiste paketat përmes whatsApp kundrejt 79 eurove që i merrte në dorë. Arzen Velika, duke përdorur posta private, i shiste paketat për 3500 lekë. Listën e kanaleve e ofronte nëpërmjet faqes "Unik Shop". Erlin Xhucani nëpërmjet subjektit të...