Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime

Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime

Natasha Muçi, 69 vjeçe, u gjend ligsht natën e 3 shtatorit. Me të shoqin që lëngon nga sëmundja në shtrat dhe temperaturat ende të larta në Tiranë, Natashës i duhej ujë në shtëpi, por ujë nuk kishte. Në shtëpinë e familjes Muçi, ngjitur me Ministrinë e Jashtme në Tiranë, rubineti nuk pikonte gjatë gjithë ditës. Gruaja ankohet se uji mungonte tërësisht prej ditësh, por edhe kur kishte, furnizimi është me orar. “Furnizohemi me ujë nga ora 6:00 deri në 8:00 të mëngjesit; në orën 13:00 vjen vetëm për një orë, dhe ka raste pasdite nuk kemi fare,” tha ajo. Në prani të kësaj reportereje, Muçi telefonoi Ujësjellësin e Tiranës, por tre telefonata shkuan pa përgjigje. E moshuara thotë se edhe kur telefoni hapet, përgjigjet janë...