Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Angelina Jolie flet për vendimin e saj për të hequr gjirin dhe vezoret: Nuk pendohem
Aktorja e njohur hollivudiane Angelina Jolie ka rrëfyer se nuk është penduar aspak për vendimin që mori dhjetë vite më parë për t’iu nënshtruar një mastektomie të dyfishtë dhe për të hequr vezoret. Vendimi erdhi pasi Jolie zbuloi se ishte mbartëse e gjenit të rrallë BRCA, i cili ndërlidhet me rrezik të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe të vezoreve. Në një intervistë për revistën Hello!, Jolie shpjegoi se vendimi i saj ishte thellësisht personal dhe i ndikuar nga historia familjare. Nëna e saj, Marcheline Bertrand, humbi jetën në vitin 2007, në moshën 56-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit dhe të vezoreve. Po ashtu, edhe gjyshja e saj kishte ndërruar jetë nga e njëjta sëmundje. “Vendosa ta bëj sepse...