Mos u fshihni pas gishtit, Florjan Binaj është kandidat super politik i Berishës

Mos u fshihni pas gishtit, Florjan Binaj është kandidat super politik i Berishës

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka shpallur kandidaturën si i pavarur për zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë. Kjo lëvizje ka marrë mbështetjen e opozitës, e cila nuk ka prezantuar një kandidat të vetin. Por analisti politik Preç Zogaj e cilësoi kandidimin e Binajt si pjesë të një skeme të qartë politike. Në studion e emisionit “Trialog” Zogaj tha etiketimi si “i pavarur” nuk qëndron, pasi Binaj është shpallur dhe mbështetur nga forca politike opozitare. “Nuk ka sens të lozet me fjalën ‘i pavarur’. I pavarur do të thotë që dikush krijon një lëvizje qytetare pa parti politike. Këtu kemi të bëjmë për një skemë politike. Është një skemë që dikush e ka krijuar dhe secili e ka gjetur të përshtatshme. Nuk ka...