Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të pavarur, por ende pa firma mbështetëse nga zgjedhësit! Celibashi: Asnjë kandidat opozitar s’ka tërhequr formularët
Kandidatët e pavarur që mbështeten nga opozita për zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashkitë që janë pa kryetar, duhet të mbledhin firma mbështetëse nga zgjedhësit e zonës së tyre, si e vetmja formë që të regjistrohen në zgjedhje. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha për Report TV se deri më tani, asnjë nuk është paraqitur në KQZ dhe bën thirrje që të vijnë të marrin formularin. “Kandidati i pavarur duhet të marrë firma mbështetëse nga jo më pak se 1 % e zgjedhësve të bashkisë përkatëse. Deri më tani nuk kemi asnjë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Komitete Nismëtare apo kandidatë të pavarur që përfaqësohen nga këto Komitete Nismëtare për tu regjistruar si i tillë për zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera”, – tha Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve....