‘Dorë’ në vrasjen e Adrian Nikulajt! Avokatja e Bridgeman kundër ekstradimit: Mund t’i japë fund jetës në burg

‘Dorë’ në vrasjen e Adrian Nikulajt! Avokatja e Bridgeman kundër ekstradimit: Mund t’i japë fund jetës në burg

Harriet Bridgeman BRITANI E MADHE- Gjykata e Londrës ka vendosur tashmë pro ekstradimit të 4 personave të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, në prill të vitit të kaluar në Shëngjin. Në mesin e personave të dyshuar, që do të ekstradohet në Shqipëri është dhe shtetasja britanike Harriet Bridgeman. Në atentat ajo ka pasur rolin për të vëzhguar lëvizjet e biznesmenit, duke u kamufluar si turiste në hotelin e Nikulajt. Në lidhje me këtë të fundit avokatja i saj ka shpalosur disa pretendime se përse ajo nuk duhet ekstraduar dhe përballur me drejtësinë shqiptare. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar deklarimet përpara gjykatës të Saoirse Townshend, avokate për Harriet Bridgeman. Argumenti kryesor i dhënë ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore për shkak të...