Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vinicius “shenjtëron” Ancelottin: Trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë
Fitorja më e mirë e Brazilit në këtë cikël kualifikues për Botërorin, ajo 5-0 ndaj Koresë së Jugut, solli versionin më të mirë të Vinicius Jr në muajt e fundit; gjithashtu një nga Brazilët më bindës në kohët e fundit. Pas ndeshjes, numri 7 i “Seleçaos” nuk e fshehu gëzimin e tij: “Kjo ecuri na jep vetëbesim të gjithëve. Të gjithë sulmuesit shënuan dhe dhanë asistime, gjë që na ndihmon shumë për Botërorin. Kemi ende disa miqësore përpara, ndaj duhet të përgatitemi sa më shpejt që të jetë e mundur. Ka mbetur shumë pak. Kemi një trajner të ri dhe kemi fituar ndeshjet me të. Duhet të vazhdojmë kështu”. Ylli i Real Madridit nuk kurseu fjalët e mira për ish-trajnerin e tij në klub, që...