E përfshirë në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri

E përfshirë në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri

Harriet Bridgeman akuzohet nga Prokuroria e Lezhës si e përfshirë në grupin e vëzhgimit  ardhur nga Britania në vrasjen e Ardian Nikulajt më 2023. Në gjykatën Royal Court of Justice ku u zhvillua procesi i aplikimit për leje për të apleuar vendimin e ekstradimit, dhënë më 2024 për të, dy britanikë të tjerë dhe Edmond Haxhia, avokati i saj ka shpalosur disa pretendime se përse ajo nuk duhet ekstraduar dhe përballur me drejtësinë shqiptare. Top Channel ka siguruar deklarimet përpara gjykatës të Saoirse Townshend, avokate e Harriet Bridgeman. Argumenti kryesor i dhënë, ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore, për shkak të mungesës së infrastrukturës mjekësore të përshtatshme. “Ekziston një rrezik real që aplikantja do t’i nënshtrohet kushteve dhe trajtimeve çnjerëzore për shkak...