Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tjetër rast! Iu shty seanca, i moshuari kërcënon kryesekretaren e Gjykatës së Fierit
pamje nga Gjykata FIER- Pas ngjarjes së 6 tetorit, ku plumbat u lëshuan brenda Gjykatës së Tiranës, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, incidentet në drejtësi nuk kanë ndalur. Rasti i fundit është regjistruar në Fier, ku një 75-vjeçar dyshohet se ka kanosur dhe fyer kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore. I moshuar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Fierit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së...