Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Formacioni, si pritet rreshtimi i Shqipërisë ndaj Serbisë
Kombëtarja shqiptare është gati për ndeshjen ndaj Serbisë, një përballje e rëndësishme në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës. Trajneri Silvinjo ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore dhe ka përcaktuar formacionin që pritet të zbresë në fushë në këtë takim të rëndësishëm. Në portë do të jetë Thomas Strakosha, i cili ka fituar besimin e stafit teknik falë eksperiencës dhe paraqitjeve të qëndrueshme me fanellën kuqezi. Në mbrojtje, Silvinjo pritet të vendosë për një katërshe të përbërë nga Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj në krahë, ndërsa në qendër do të jenë Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshiti. Në mesfushë, trajneri brazilian do të mbështetet te Qazim Laçi, Kristjan Asllani dhe Juljan Shehu. Ky repart pritet të ketë një rol thelbësor në kontrollin e lojës, me...