Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mkhitarian trondit opinionin: Murinjo më çonte mesazhe në mesnatë dhe kërkonte të largohesha
Adriatik Balla Një skandal me qendër Murinjon u shfaq sërish, këtë herë nga një ish-futbollist i tij. Kështu, ish-anësori i Mançester Junajtid dhe Arsenalit, Henrikh Mkhitarian, ka zbuluar mesazhet “të shëmtuara” që mori nga Hoze Murinjo, të cilat çuan në prishjen e marrëdhënies mes tyre. Në vitin 2016, Mkhitarian, tani 36 vjeç, iu bashkua Mançester Junajtid nga Borusia Dortmund për një shumë prej rreth 26.4 milionë £, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin anglez. Armeni kishte shkëlqyer më parë në Bundesligë dhe erdhi në Angli me reputacion të lartë. Por qëndrimi i tij në “Old Trafford” zgjati vetëm dy vjet. Ai shënoi 13 gola dhe dha 11 asistime në 63 ndeshje, përpara se të kalonte te Arsenali në vitin 2018. Megjithatë, gjatë kohës së...