Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Sulmi i jep dilema Silvinjos, ja formacioni me të cilin kuqezinjtë do të sfidojnë Serbinë
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në Serbi 11 vite pas asaj mbrëmjeje famëkeqe, kur futbolli kaloi në plan të dytë dhe fusha e gjelbër u kthyer në një arenë përleshjeje. Tashmë situata duket ndryshe, teksa pala serbe po përpiqet që kjo pëtballje të kalojë pa incidente. Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot stërvitjen e parë në Leskovc, ku mbrëmjen e nesërme do të zërë vend ndeshja mes dy ekipeve kombëtare. Silvinjo ka krijuar sot një ide më të qartë për 11-shen që do të hedhë në fushë. Trajneri brazilian pritet t’i besoj të njëjtëve lojtarë me të cilët mori tre pikët ndaj Letonisë. Në portë do të jetë Tomas Strakosha, ndërsa përpara tij në mbrojtje do të rreshtohen Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Më tej në mesfushë do...