Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ku hyn partia, nuk hyn ligji!/ Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente, nuk paguan taksa
Në mes të fshatit Suk 1 në Roskovec ndodhet një biznes furnizimi me gaz për pakicë, të cilin e disponon me dokumente z. Hamza Agaçi, vëllai i ish-nën/kryetarit të Bashkisë Roskovec, z. Hysen Agaçi. Ky i fundit është personi që e menaxhon dhe kujdeset që ky biznes të funksionojë ndryshe në letra dhe ndryshe në realitet, pasi në QKB biznesi rezulton të jetë për shitjen me pakicë të bombulave të gazit, ndërsa në realitet funksionon për shpërndarjen dhe furnizimin me pakicë të gazit të lëngshëm. Për të operuar në biznesin e tregtimit të lëndëve djegëse, duhen një sërë dokumentesh dhe licencash përkatëse, për të cilat z. Agaçi, kur u ballafaqua me gazetarin e emisionit “Piranjat”, Freard Rista, u shpreh i bindur se dispononte çdo dokument,...