Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zbulohen kandidatët e opozitës në 5 bashkitë e tjera
Partia Demokratike ka përcaktuar kandidatët që do të mbështesë në të 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje në 9 nëntor. Mediat raportojnë se ata janë kandidatë të pavarur të cilët do të mbështeten nga opozita. PD do të mbështesë Gabriel Gumën në Tepelenë, Dionis Sotën në Vlorë, Eduart Brahlikën për bashkinë e Matit, Amarildo Hoxhën në Cërrik dhe Pavlo Shkarpën në Berat. Më herët PD deklaroi mbështetje për Florjan Binajn në Tiranë. Vendimin përfundimtar pritet ta marrë kryesia e PD.