Mungesa e flamurit shqiptar në stërvitjen e kombëtares, reagon federate serbe

Mungesa e flamurit shqiptar në stërvitjen e kombëtares, reagon federate serbe

Një gjest i turpshëm u vu re në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë. Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar. E pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata Serbe e Futbollit ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq. Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.