Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Goditet rrjeti i kontrabandës nga Greqia, arrestohen dy persona në Kakavijë, procedohet një doganier
Një rast i kontrabandës së mallrave është goditur nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, gjatë një operacioni të zhvilluar në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”. Dy shtetas, D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, dhe R. D., 54 vjeç, banues në Vlorë, janë kapur në flagrancë duke transportuar me autobus mallra të kontrabanduara nga Greqia. Të dy janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, Policia zbuloi sasi të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara, ku përfshihen rreth 178 kg produkte deti, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme. Të gjitha mallrat, së bashku me autobusin që...