‘Serbët po tregohen të kujdesshëm’, Hoxha: Kanë ndaluar gazetarët nga Kosova për praninë në ndeshje

‘Serbët po tregohen të kujdesshëm’, Hoxha: Kanë ndaluar gazetarët nga Kosova për praninë në ndeshje

Gazetari, Artan Hoxha, në një intervistë televizive tha se autoritetet serbe vendosën që ta ndryshojnë stadiumin për ndeshjen Serbi-Shqipëri, pasi sipas tij, në stadiumin e Cvernva Zvezda policia e ka të vështirë ta kontrollojë turmën e tifozëve. Hoxha theksoi se autoritetet serbe po kujdesen që mos të ndodhi asnjë incident pasi nuk e dëshirojnë dënimin nga UEFA. Ai shtoi se janë ndaluar që të vijnë gazetarë nga Kosova, për arsye të sigurisë të tyre . Hoxha: Federata serbe ka ndaluar çdo lloj gazetari nga Kosova për të parë ndeshjen. Jo se do bëjnë gjë, por për garancinë e jetës së tyre. Në UEFA u shpall që do të ishte stadiumi më i madh i Serbisë. Por aty serbët e dinin se e kishin shumë të vështirë...