Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 9 nëntorit, PD shpall ekipin opozitar për 6 bashkitë (Emrat)
Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot listën përfundimtare të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, në gjashtë bashki të vendit. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e kryesisë, kandidatët e miratuar janë: Florjan Binaj për Bashkinë Tiranë Gabriel Guma për Bashkinë Tepelenë Dionis Sota për Bashkinë Vlorë Eduart Brahlika për Bashkinë Mat Amarildo Hoxha për Bashkinë Cërrik Pavlo Shkarpa për Bashkinë Berat Në fokus të garës së PD-së pritet të jetë Tirana, ku kandidon aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, i cilësuar si “kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita”. Zgjedhjet në kryeqytet janë konsideruar si test politik për opozitën e bashkuar dhe si sinjal për riorganizimin e saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në bashkitë e tjera, PD synon...