Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Më pëlqen Leskovci, këtu shënoj gola”, kapiteni i Serbisë është optimist: Këtu i kemi të gjitha rezultatet pozitive
Më pak se 24 orë na ndajnë nga përballja vendimtare kundër Serbisë. Mitroviçi është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Kapiteni i Serbisë thekson se është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe se dëshiron të vazhdojë serinë e golave edhe ndaj Shqipërisë. Sulmuesi serb ka shprehur optimizmin e tij për zhvillimin e ndeshjes në Leskovc, pasi aty ekipi i tij ka marrë vetëm rezultate pozitive. “Ndihem mirë pas atij dëmtimi që më shqetësoi. Kam luajtur pesë, gjashtë ndeshje që atëherë. Jam rikthyer në ritëm me gola dhe asiste. Jam rikthyer, ndihem mirë, shpresoj të vazhdoj formën time nesër nëse më jepet mundësia të luaj. Shpresoj të jem në fushë dhe të ndihmoj...