Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, ish-kreu i Apelit Alaudin Malaj: Të rikthehen efektivat blu në gjykata, detektorët e dorës të…
Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku foli për ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë javë në institucionin që ai ka drejtuar, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja. Duke iu referuar viteve kur drejtonte Apelin në Tiranë, Malaj tha se prezenca e forcave të policisë së shtetit në gjykata ka bërë që ngjarje të tilla të përjashtohen. “Ishte shok i madh për mua, të vritet në sallën e gjyqit është edhe më e rëndë. Nga viti 1993-2022 s’ka ndodhur asnjëherë ngjarje e tillë. Masat e sigurisë kanë qenë absolutisht më të rrepta. Ka pasur koordinim më të mirë me policinë”, tha ish-kreu i Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj. Alaudin Malaj: Ishte shok i madh për mua, të vritet në sallën e gjyqit është edhe më...