Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sa i pavarur është Florjan Binaj? Analisti: Po e përdor Berisha për të mbuluar fytyrën e tij
Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, tha se Florjan Binaj mbështetet nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike. Sipas Meçes, Berisha është një figurë e diskredituar në sytë e elektoratit dhe se pranisë së tij në skenën politike i mungon besueshmëria për qytetarët. Sipas Meçes, pengesa kryesore që strukturat e PD nuk po arrijnë të kenë sukses në zgjedhje është pikërisht Berisha dhe rrethi i tij politik. “Sali Berisha është një imazh i papranueshëm për qytetarët. Florjan Binajn është një imazh i rremë i Sali Berishës. Ai nuk është i pavarur. Harrojeni që kemi të bëjmë me një kandidat të pavarur. Pengesa kryesore për fitoren e strukturave të PD është Sali Berisha dhe enturazhi i tij politik. Berisha nuk do të dalë në linjë e tij në zgjedhje, sepse është i diskredituar. Strategjia e Binaj e përgatitur nga Sali Berisha”, tha ai.