PD zyrtarizon kandidatin për bashkinë e Tepelenës

PD zyrtarizon kandidatin për bashkinë e Tepelenës

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturën e Gabriel Gumës për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Tepelenë. 25-vjeçari, sipërmarrës me profesion, do të përfaqësojë opozitën në garën që pritet të zhvillohet në nëntor. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka konfirmuar kandidaturën e Gramos Sakos për këtë post. Zgjedhjet vijnë pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili aktualisht ushtron detyrën e deputetit.