Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Trump paralajmëron “rritje masive” tarifash ndaj Kinës pas kufizimeve mbi metalet e rralla
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Pekinit për të vendosur kontrolle të reja mbi eksportet e metaleve të rralla, duke paralajmëruar një “rritje masive” të tarifave doganore mbi mallrat kineze. Trump e cilësoi vendimin e Kinës si një veprim “shumë armiqësor” dhe deklaroi se nuk sheh më arsye për të zhvilluar një takim me presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut, takim që ishte planifikuar të ndodhte brenda dy javësh. “Do të hakmerremi ekonomikisht. Një nga opsionet është një rritje e ndjeshme e tarifave mbi importet nga Kina,” – tha Trump në një deklaratë për shtypin. Tregjet reagojnë menjëherë Pas paralajmërimeve të Trump, tregjet financiare pësuan lëkundje. Bursa e Nju Jorkut regjistroi rënie të indekseve kryesore: Dow...