Turning Point USA njofton programin alternativ për Super Bowl, si kundërpërgjigje ndaj Bad Bunny

Turning Point USA njofton programin alternativ për Super Bowl, si kundërpërgjigje ndaj Bad Bunny

Grupi konservator Turning Point USA ka njoftuar se do të organizojë një shfaqje alternative gjatë gjysmëlojës së Super Bowl LX, që do të mbahet në shkurt të vitit 2026. Ky vendim vjen pas reagimeve të ashpra nga qarqet konservatore për zgjedhjen e artistit portorikan Bad Bunny si artistin kryesor të eventit. Këngëtari ka shkaktuar kritika pas vendimit për të mos përfshirë Shtetet e Bashkuara në turneun e tij dhe për shqetësimet që ka shprehur për Shërbimin Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE). Në një postim në platformën X (Twitter), Turning Point USA njoftoi se do të realizojë shfaqjen “The All American Halftime Show”, e cila do të festojë vlerat amerikane si besimi, familja dhe liria. Detajet e programit dhe emrat e artistëve do të bëhen...