Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
A i druhet Sylvinho shkarkimit? Trajneri i kuqezinjve: Askush nuk është i përjetshëm
Ndeshja ndaj Serbisë do të jetë shumë e rëndësishme jo vetëm për fatet e kualifikimit në botëror, por edhe për të ardhmen e Sylvinhos. Vetë trajneri i kombëtares ka prekur këtë çështje, në konferencën për shtyp, të mbajtur në Nish. A i frikësohet shkarkimit nëse humbet? “Kjo ka pak lidhje me futbollin, për të ardhmen time mendoj unë. E kam thënë dhe më parë që kam qenë te Arsenali, Barcelona, në kombëtaren braziliane. Jam i lumtur te Shqipëria, por ashtu si një lojtar, e ardhmja është një ditë këtu, një ditë atje. Nuk jemi të përjetshëm”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb