Drake nuk fiton padinë për shpifje pas këngës së Kendrick Lamar “Not Like Us”

Drake nuk fiton padinë për shpifje pas këngës së Kendrick Lamar “Not Like Us”

Drake ka pësuar një humbje të madhe në përpjekjen e tij ligjore kundër Universal Music Group (UMG), pas padisë që ngriti për këngën diss të Kendrick Lamar, “Not Like Us”. Gjyqtarja federale Jeannette A. Vargas rrëzoi padinë e Drake, duke argumentuar se tekstet e këngës nuk përbëjnë deklarata faktike, por janë shprehje të lirisë artistike dhe hiperbolike. Drake, i cili kishte paditur kompaninë e labelit të tij Republic Records, pretendoi se kënga e Lamar e përshkruante në mënyrë shpifëse si “pedofil”. Megjithatë, gjyqtarja theksoi se vargjet e Lamar ishin pjesë e një këngë diss, një formë e artit ku artistët shpesh përdorin akuza dhe fyerje për efekte dramatike, dhe se ato nuk mund të interpretoheshin si pretendime faktike. Në vendimin e saj, gjyqtarja përmendi gjithashtu...