Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Armëpushimi në Gaza, Hamasi falënderon presidentin Donald Trump: Pa ndërhyrjen e tij nuk mendoj se lufta do të kishte përfunduar
Një zyrtar i lartë i Hamasit ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump, për rolin e tij në arritjen e një marrëveshjeje paqeje me grupin palestinez. Në një intervistë për Sky News, zyrtari i lartë i Hamasit, Dr. Basem Naim, tha se një armëpushim nuk do të ishte i mundur pa ndërhyrjen personale të Trump-it. “Pa ndërhyrjen personale të Presidentit Trump, nuk mendoj se lufta do të kishte përfunduar. Ne e falënderojmë atë për përpjekjet e tij për të ushtruar presion mbi kryeministrin izraelit Netanyahu që t’i japë fund kësaj masakre”, tha Dr. Naim. Ai shtoi se Hamasi është i gatshëm të tërhiqet për t’i hapur rrugë një organi palestinez që do të qeverisë Gazën pas luftës, por theksoi se grupi do të mbetet në terren....