Hidhte mbeturina në natyrë, arrestohet shqiptari në Nju Jork

Hidhte mbeturina në natyrë, arrestohet shqiptari në Nju Jork

Autoritetet amerikane kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar në Nju Jork. Shqiptari Xhevahir Kalaja u prangos pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur vazhdimisht mbeturina të biznesit të tij në natyrë. Kalaja mësohet se ishte kapur nga kamerat e sigurisë mbi 10 herë duke hedhur goma automjetesh dhe mbeturina nga biznesi i tij në pyllin në Parkun Scotti. Kalaja u arrestua më 10 shtator, për shkelje të Kodit të Qytetit të Yonkers. Autoritetet kanë sekuestruar automjeti i tij të cilin e përdorte për të transportuar mbeturinat. Nga pamjet e publikuara duket momenti kur shqiptari hedh mbeturinat në natyrë. Edhe një person të tjetër është arrestuar lidhur me ndotjen e mjedisit. Ai u arrestua më 5 tetor 2025, pasi u kap në flagrancë...